10:10 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arturo Vidal tashmë e ka zgjedhur numrin e tij në fanellë te Barcelona

Arturo Vidal tashmë e ka zgjedhur numrin në fanellë për sezonin e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Deri më tani, ai gjithnjë e ka mbajtur numrin 23 në fanellë te klubi, ndërsa te Kili e ka mbajtur numrin 8.

Kjo varet nga ajo nëse Samuel Umtiti do t’ja japë numrin 23 në fanellë Vidalit.

Aktualisht, Vidal pritet ta fillojë sezonin e ri me numrin 22 në fanellë. Gjithashtu është konfirmuar se Arthur do ta mbajë numrin 8, të mbajtur nga Andres Iniesta deri më tani.

Malcom do ta mbajë numrin 7 në fanellë, numër i cili i ka takuar Arda Turanit. Clement Lenglet do ta mbajë numrin 15, i cili tashmë është i lirë pas largimit të Paulinhos.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar për numrat në fanellë nga Barcelona, por kjo pritet të ndodhë për sezonin e ardhshë./IndeksOnline/