Aryna Sabalenka ”Mbretëresha” e US Open

Aryna Sabalenka është fituese e e Grand Slamit të Tenisit, US Open, për vityin 2025.
Tenistja nga Bjellorusia në finale e mposhti amerikanen, Amanda Anisimova me rezultat 2:0 në sete, (6-3; 7-6), shkruan IndeksOnline.
Ky ishte titulli i dytë i US Open për Aryna Sabalenka, në karrierë.
Ajo këtë sukses ia dedikoi babait të saj, i cili vdiq vite më parë.
“Kur ai ndërroi jetë, isha shumë e dëshpëruar. Por vendosa ta merrja si motivim për ta vënë emrin e familjes sonë në histori. Mendoj se e ndiej mbrojtjen e tij nga atje lart.”, deklaroi Sabalenka./IndeksOnline/
Aryna said: run it back!@SabalenkaA | #USOpen pic.twitter.com/DfUZIY2LAF
— wta (@WTA) September 6, 2025