75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / MSH

“As 1 minut” publikohet projekti i Ermalit me Yll Limanin

Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“As 1 minut” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit R&B dhe folk.

Muzika është realizuar nga Fatjon Miftari dhe Yll Limani, teksa ky i fundit ka shkruar edhe tekstin, njofton Telegrafi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Ermali dhe Ylli vijnë me një paraqitje mjaft interesante.

Protagoniste në klip është edhe bukuroshja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Ana vizuale e projektit është realizuar nga produksioni SmartMotion Films.