As Alisson e as Ederson, ky është portieri me më së shumti ndeshje pa pësuar gol në Premier Ligë

Ky sezon ka qenë fantastik për ekipin e Liverpool në ligë që edhe u shpallën kampion.
Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e skuadrës angleze këtë sezon në Premier Ligë, transmeton Indeksonline.
Por, portieri brazilian, Alisson nuk është ‘gardiani’ me më së shumti ndeshje pa pësuar gol.
Çuditërisht i pari në listë është portieri i Burnley, Nick Pope. Ai ka 13 ndeshje pa pësuar gol këtë sezon.
I dyti është Alisson me 12 ndeshje pa pësuar gol, pasta janë Patricio, Henderson, Ederson, dhe Schmeichel me nga 11 ndeshje.
Pope me këto përformanca shumë lehtë mund të bëhet numri një i kombëtares së Anglisë./Indeksonline/
