As Bayern, as Dortmund, ky është ekipi që ka shënuar në çdo ndeshje të Bundesligës
Dortmund dhe Bayern Munchen janë dy ekipet më të forta këtë sezon në Bundesligë por ato nuk janë ekipet që kanë shënuar në çdo ndeshje të këtij sezoni në ligë.
Këtë epitet e mban ekipi i Milot Rashicës, Werder Bermen, transmeton Indeksonline.

Werder ka arritur që të shënoi së paku një gol në 19 ndeshjet e luajtur këtë sezon të Bundesligës.
Përkundër kësaj statistike mbresëlënëse, Bermen gjendet në pozitën e 11-të por është vetëm dy pikë larg vendit të gjashtë që dërgon në gara evropiane. /Indeksonline/