15:26 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / A. A

As bora nuk ia ndal hovin Prishtinës, ‘shkatërron’ Besën në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina nuk ka të ndalur në sezonin pranveror. Futbollistët e Zekirija Ramadani mposhtën 5-1 Besën në kryeqytet për të marrë lideshipin në Superligë.

“Bardhekaltrit” në pjesën e parë siguruan fitoren, duke shënuar 3 gola përmes Leonit Abazit, Endrit Krasniqit dhe Leotrim Kryeziut.

Besa ngushtoi disavantazhin në 3-1 përmes Donart Sheqerollit, 3 minuta brenda pjesës së dytë.

Por Prishtina nuk u ndal dhe realizoi dy gola të tjerë me Gauthier Mankendan dhe Albin Prapashticën për 5-1.

Prishtina me këtë fitore ka 50 pikë, po aq sa Drita dhe për shkak të goldiferencës më të mirë kryeqytetasit janë liderë.

Drita nesër e zhvillon derbin kundër Gjilanit.

/Indekonline/