75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

As bora se ndal Meriton Korenicën, shënon golin e radhës për CFR Cluj (VIDEO)

Meriton Korenica po kalon një sezon fantastik në Rumani.

Futbollisti kosovar sot ka shënuar një tjetër gol, ku i dha epërsinë CFR Cluj ndaj Poli Lasi.

Edhe pse moti ishte i keq, ku ka edhe reshje të borës, Korenica arriti të dërgonte topin në rrjetë, qysh në minutën e 5-të.

Ky ishte goli i pestë për 28 vjeçrin këtë sezon, krahas edhe katër asistimeve./IndeksOnline/