As Dardan Sejdiu s’i bashkohet Vjosa Osmanit: Angazhimi im politik u përmbyll me 7 nëntor 2019!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë deklaroi hapur se rruga e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës është përmbyllur atë ditë kur kanë votuar për largimin e saj nga organet drejtuese të partisë.
Kësisoj e njëjta ka paralajmëruar mundësinë e krijimit të një iniciative të re politike.
Ndër emrat e shumtë që janë përmendur si mundësi për t’iu bashkuar kësaj iniciative është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, raporton Indeksonline.
Por është vetë Sejdiu i cili ka mohuar një gjë të tillë.
Ai tha se kapitulli i angazhimit të tij politik nëpër parti është përmbyllur me 7 nëntor 2019.
“Kjo nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshoj”, shtoi Sejdiu.

Ndër emrat e tjerë që kanë refuzuar mundësinë e bashkimit të Osmanit në iniciativë të partisë politike janë edhe Lumir Abdihxiku e Anton Quni, të dy kanë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë përkrah LDK-së./Indeksonline/