75 Mall Live Search
12:32 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / AR

As deputetja Kica nuk votoi për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputetja Doarsa Kica abstenuan për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili megjithatë u miratua me votat e bashkëpartiakëve të tyre.

61 deputetë votuan për këtë projektligj, 58 vota ishin për, ndërsa 3 deputetë abstenuan.

Deputetja Doarsa Kica kur deputetët votuan për projektligjin
Deputetja Doarsa Kica abstenon

Konjufca tha se i ka pritur dhe lexuar me vëmendje opnionet e Komisionit të Venecias dhe se do të abstenojë deri në përfshirjen e tyre në projektligj.

“Kam abstenuar dhe kështu do të bëj edhe sot, sepse më duket shumë korrekte që meqenëse vetë e kam dërguar, të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga komisioni funksional”, tha ai.