75 Mall Live Search
10:08 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / Gj. Sh

As gazetari nga Shqipëria, nuk i dha vota maksimale Granit Xhakës për Topin e Artë, e vlerësoi vetëm me një pikë

Gazeta franceze, L’Equipe ka publikuar listën me votat e gazetarëve për Topin e Artë.

I nominuar për këtë çmim ishte edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, shkruan IndeksOnline.

Interesante është se dy nga gazetarët që pritej të jepnin votat maksimale për Xhakën, ai i Zvicrës dhe Shqipërisë, dëshpëruan.

Gazetari Besnik Dizdari i dha vetëm një pikë, ndërsa ai i Zvicrës nuk kishte votë fare për Granit Xhakën.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, pikët maksimale (15), ia ka dhënë futbollistit spanjoll, Rodrit.

  1. Rodri – 15 pikë
  2. Lamine Yamal – 12 pikë
  3. Dani Carvajal – 10 pikë
  4. Jude Bellingham – 8 pikë
  5. Antonio Rudiger – 7 pikë
  6. Erling Haaland – 5 pikë
  7. Lautaro Martinez – 4 pikë
  8. Vinicius JR – 3 pikë
  9. Kylian Mbappe – 2 pikë
  10. Granit Xhaka – 1 pikë./IndeksOnline/