As Haalandi s’e besoi, Savinho dhuroi “show” ndaj West Hamit në asistin për sulmuesin norvegjez

Skuadra e Manchester Cityt po fiton 2:0 ndaj West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier League.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 42’të, shkruan Indeksonline
Ky gol për sulmuesin erdhi fal një super driblimi dhe asisti nga braziliani, Savinho.
Savinho bëri një super asist dhe këtë s’e besoi as Erling Haaland.
Kujtojmë që goli i parë u shënua nga Coufal (autogol), por që si asist i llogaritet pikërisht brazilianit, Savinho./Indeksonline/
Savinho with one of the best assists of the season, we’ve found a Neymar x Mahrez regen wtf pic.twitter.com/ccgxE1JYCc
— Ryan (@bernardooooV3) January 4, 2025