“AS” jep lajmin e papritur: Gareth Bale pensionohet vitin tjetër

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale do të luaj vetëm edhe 1 vit futboll.
Të paktën kështu raporton e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton Indeksonline.
Sipas “AS”, Bale pritet të luaj edhe këtë sezon tek Real Madridi pastaj do të pensionohet në vitin 2022.
Sezonin e fundit, Bale luajti tek ekipi i Tottenham, si i huazuar./Indeksonline/