As Madonna s’i del në ndihmë Chelseat, këngëtarja ishte e pranishme në “Stamford Bridge”

Skuadra e Chelseat mbrëmë u mposht nga Legia në UEFA Conference League me shifrat 1:2, por “blutë” e Londrës siguruan kualifikimin në gjysmëfinale falë fitores 0:3 në Poloni.
Në stadiumin “Stamford Bridge”, ishte e pranishme edhe këngëtarja me famë botërore, Madonna, shkruan Indeksonline
Madonna është fanse e moçme e ekipit nga Londra dhe kjo nuk është hera e parë që ajo shihet në tribunat e stadiumit “Stamford”.
Megjithatë, edhe prania e saj nuk i bëri mirë Chelseat – që u mposht nga Legia në shtëpi.

