75 Mall Live Search
18:43 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

As Messi, as Ronaldo- Vetëm një lojtar e ka dribluar këtë sezon Van Dijk-un

Virgil van Dijk pati një sezon të mrekullueshëm që në fund u mbyll me titullin e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi holandez gjatë tërë sezonit është përmendur për një statistikë interesante. Asnjë lojtar nuk ka arritur ta dribloj atë.

Por kjo statistikë nuk po del të jetë e vërtet.

Sipas agjencisë së statistikave për futboll ‘Squawka’, Leroy Sane është lojtari i vetëm që e ka dribluar atë.

Ai e ka bërë këtë në me 19 nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Holandës që mbaroi me rezultat 2:2.

Sane kishte arritur ta driblonte holandezin në minutën e 42-të.

Van Dijk gjatë këtij sezoni zhvilloi 56 ndeshje për klubin dhe kombëtaren. Ai ishte njëri nga lojtarët kryesor që Liverpool arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Emri i tij kohët e fundit është përmendur si kandidat potencial për ta fituar ‘Topin e Artë’./Indeksonline/