As ndriçim, as sinjalizues vetura rrezikohet të përfundojë e goditur nga treni në afërsi të Sllatinës
Një aksident ka ndodhur pak më parë në afërsi të aeroportit ‘Adem Jashari’.
Teksa vetura po qarkullonte në atë anë është detyruar të dilte jashtë rrugës për shkak të shpejtësisë të madhe të trenit i cili po vinte në drejtim të tij.
Kjo pjesë është shumë e rrezikshme për t’u kaluar nga shoferët, pasi ka mungesë të ndriçimit, por edhe të shenjave që paralajmërojnë për ndalimin apo vazhdimin e udhëtimit, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse ndokush ka mbetur i lënduar sonte, por në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës.
Mungesa e sinjalizuesve në këtë anë ka qenë shpesh herë problem për shoferët në këtë anë të cilët kanë shprehur pakënaqësi të njëpasnjëshme për rrezikshmërinë e lartë që ka kjo hekurudhë në afërsi të Sllatinës./Indeksonline/