75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

As në Barcelonë, as në Arabi, zbulohet se ku do të trasferohet Messi

Lionel Messi, kampioni në fuqi i Kupës së Botës dhe kapiteni i Argjentinës, thuhet se ka vendosur të bashkohet me Inter Miami.

Sipas Guilleme Balague, Messi ka marrë vendimin të shkojë në klubin me bazë në Florida të Jugut.

Kjo pason në raportimin nga  L’Equipe  këtë mëngjes, që tha se klubi me bazë në Florida të Jugut ishte pranë nënshkrimit me Messin pasi argjentinasi mori oferta zyrtare nga Arabia Saudite.

Ai pati gjithashtu një flirt me një rikthim në Barcelonë , për të cilin Jorge Messi ka treguar se do të ishte destinacioni i preferuar.

Megjithatë, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë financiare të klubit katalanas, nuk kishte gjasa që një lëvizje për ta rikthyer golashënuesin e tyre më të mirë të të gjitha kohërave do të realizohej. /IndeksOnline/