14:47 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

As në ditë pushimi, Labinot Tahiri nuk ndalet, i ndihmon familjet që kanë hallin se çfarë të sjellin në sofër!

Labinot Tahiri edhe në këtë ditë vikendi, nuk po ndalet së ndihmuari njerëzit që kanë nevojë.

Nga fondacioni “Labinot Tahiri” ai dërgoi në Han të Elezit 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike, shkruan Indeksonline.

Aty i mirëprit nga qytetarët dhe kryetari Rufki Suma, ndërsa njoftoi se shpërndarja e pakove do të vazhdojë edhe nesër në Viti dhe në Stubëll.

Njoftimi i plotë:

Pêrshêndetje të dashur shqiptarê!

Ditë e diele, ditë e Zotit!
Edhe pse dihet si ditë pushimi e diela, me u ndal për popullatën nuk ben, përarsye se ato familje që kanë hallin e tyre se çfarë të sjellin në sofër nuk ju kujtohet çfarë dite është sot apo nesêr.

Pra ne sot erdhem në Han të Elezit ku i dërguam 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike nga fondacioni juaj “Labinot Tahiri”

Isha i mirëpritur nga kryetari i nderuar Z Rufki Suma dhe qytetarët.

Nesër vazhdojmë në Viti dhe në Stubëll!

Vazhdoni me donacione duke i tubuar paratë për këto familje.

Me dashni dhe respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./Indeksonline/