75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / G T

As nuk e kishte ëndërruar, është tifoz i Chelseat… sonte luan kundër tij në “Stamford bridge”

Futbollisti i Shamrock Rovers, Neil Farrugia është tejet i emocionuar pasi sonte luan ndaj Chelseat në “Stamford bridge”, ndeshje kjo e vlefshme për UEFA Coference League.

25-vjeçari gjatë një interviste tregoi se është një tifoz i madh i “bluve” të Londrës. Madje disa herë e ka vizituar edhe stadiumin e klubit nga Londra, shkruan Indeksonline

Farrugia para kësaj ndeshje tregoi se është tifoz i madh i Chelseat.

Neil Farrugia on his future: 'We'll just see what happens after Chelsea,  I'll see what my options are' | Irish Independent

“Unë jam një tifoz i madh i Chelseat. I kam shikuar ata qysh kur isha fëmijë. E bëra edhe babain tim një tifoz të Chelseat.

“Tani disa vjet më vonë, unë do të luaj në ‘Stamford bridge’. Unë me të vërtetë mezi e pres këtë ndeshje”, u shpreh Farrugia

Neil Farrugia gjatë këtij sezoni në Conference League, ka zhvilluar pesë ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist./Indeksonline/