08:53 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

As përmbytjet nuk e ndalin kurorëzimin e dashurisë së këtij çifti

Shirat e rrëmbyeshme dhe kisha e përmbytur në Filipine nuk ishin arsye të mjaftueshme për të ndaluar një çift nga kurorëzimi i dashurisë së tyre.

Një video që është shfaqur në këtë vend, shihet një nuse që po ecte drejt altarit përmes ujit për t’u takuar me burrin e saj për kurorëzim.

Filipina është goditur nga shtrëngatat e mëdha dhe përmbytjet por kjo nuk e ndaloi Jefferson dhe Jobel de los Angeles në ditën e tyre të madhe./Indeksonline/