As qeni s’e don Vuçiqin, shikojeni reagimin e tij!
Sot vëmendja ishte në Serbi, ku presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Beogradin. 
 Për të nderuar ardhjen e tij presidenti serb Aleksander Vuçiq, i dhuroi një qen të sharrit homologut të tij rus. Qenin e quajtën ‘Pasha’ transmeton Indeksonline. 
 Momentin që deshi të ia dhuroi qenin, i doli një problem presidentit serb. Kjo pasi që ‘Pasha’ nuk iu bind atij. 
 Në videot e publikuara shihet se si Vuçiq tenton ta tërheq me zor qenin pasi ai refuzonte të lëvizte. /Indeksonline/ 


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                