As Rashica s’kryen punë, Werderi mposhtet dhe rrezikon seriozisht mbijetesën

Werder Bremen është mposhtur 2:0 nga Union Berlini në shtëpinë e vet.
Mysafirët i shënuan golat në minutat 52 dhe 72 për ta futur Werder Bremenin zyrtarisht në krizë, shkruan Indeksonline.
Werder Bremen gjendet në pozitën e parafundit me 17 pikë, vetëm një më shumë se Paderborn i cili është i fundit.
Në tri ndeshjet e fundit në ligë, Bremen ka humbur që të trija duke rrezikuar largimin nga Bundesliga./Indeksonline/