75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

AS Roma – në shitje për 800 milionë euro

Roma ka konfirmuar se është në negociata për shitjen e klubit.

Presidenti i Romës, James Pallotta, ia ka caktuar klubit çmimin prej 800 milionë eurosh, 530 milionë euro + 270 milionë euro borxhe.

Grupi “Friedkin” raportohet se është më i interesuari momentalisht për blerjen dhe tashmë janë në bisedime, por tashti thuhet se ka edhe kompani të tjera të interesuara. Kreu i “Freidkin Group” është Dan Friedkin, i cili ka 4.1 miliardë euro pasuri. /IndeksOnline/