17:36 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

AS Roma dhuron 150,000 euro për tifozin e Liverpoolit

AS Roma dhe presidenti i klubit James Pallotta kanë njoftuar sot se do të dhurojnë një shumë fillestare prej € 150,000 për familjen e tifozit të Liverpoolit Sean Cox për të ndihmuar me shpenzimet e tij mjekësore dhe të rehabilitimit.

Roma do të dhurojë € 100,000 nëpërmjet fondacionit Roma Cares, ndërsa Pallotta ka vendosur të bëjë një donacion personal prej € 50,000 , shkruan IndeksOnline.

Cox, një 53-vjeçar, baba i tre fëmijëve nga Dunboyne, Irlandë, u la në koma pasi u sulmua jashtë Anfield-it nga tifozët e Romës, përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në prill.

Duke ofruar një donacion fillestar financiar, romakët gjithashtu kanë rënë dakord të punojnë me familjen Cox për iniciativa të mëtejshme për mbledhjen e fondeve që do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve të vazhdueshme për Seanin gjatë një periudhe shumëvjeçare.

“Të gjithë në klub u tronditën dhe u pikëlluan nga ajo që ndodhi me Sean Cox jashtë Anfieldit dhe ndikimi i madh që kishte në jo vetëm atë, por edhe gruan e tij, fëmijët e tij dhe familjen dhe miqtë e tij”, tha drejtori menaxhues i Romës, Mauro Baldissoni.

Zonja Cox shtoi: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për donacionin e sotëm nga AS Roma dhe Z. Pallotta, dhe më veçanërisht duke u angazhuar në ndihmë kuptimplote gjatë viteve të ardhshme me përpjekjen që Sean po përballet”.