As Shaqiri se ndihmon Zvicrën, Spanja fiton tre pikë të plota

Kombëtarja e Spanjës ka arritur të shënoj fitore kundër Zvicrës me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen që ishte në kuadër të Ligës së Kombëve.
Për spanjollët shënoj gol lojtari i Real Sociedad, Oyarzabal, që u asistua nga lojtari tjetër i Sociedad, Merino në minutën e 14-të, transmeton Indeksonline.
Zvicra s’pati shumë raste, kurse Spanja gjatë tërë ndeshjes e pati lojën nën kontrollë.
Në minutën e 60-të për Zvicrën, u inkuadrua kosovari, Xherdan Shaqiri. Për të kjo ishte ndeshja e parë pas përballjes me koronavirus./Indeksonline/