75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

As shiu s’e ndal “Alba Festival”

Dje, sot dhe nesër po mbahet edicioni i katërt i festivalit që bashkon bashkëatdhetarët në Diasporë, “Alba Festival”.

Emra ikonikë të estradës shqiptare janë ngjitur në skenë për të përformuar në Cyrih, përpara mijëra fansave shqiptarë, raporton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme, kanë përformuar emra të njohur si PINT, Noizy, BletaPertace, Nimo, GhettoGeasy, YaNina e Ledri Vula.

Secili prej tyre është siguruar të sjellë performancë me notën 10, pavarësisht se kishte shi dhe ishte mot i freskët.