75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

As shiu s’i ndal, qindra qytetarë të Mitrovicës në rrugë për të marrë asistencat sociale

Qindra qytetarë janë parë në Mitrovicë në orët e para të ditës se sotme.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet në dy terminë kohore, mitrovicasit janë dalur në pikat shërbyese për të marrë asistencat sociale.

Shtresa e personave që kanë dalur në rrugë janë kryesisht të moshuar dhe për fat të keq shihet se nuk respektojnë distancën e sygjeruar për mbrojtjen nga koronavirusi. Qeveria më herët kishte marrë vendim që pensionet dhe asistencat sociale t’i lëshojë para kohe./Indeksonline/