75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

As sigurimi nuk mund ta ndal, fansi “i çmendur” ngjitet në skenë me Bebe Rexhën

Bebe Rexha ka vazhduar  turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers që këtë herë u mbajt në Rio de Janierio.

Para një numri të madh adhuruesish latinë, Bebe dha performancë të shkëlqyer teksa u mirëprit ngrohtë dhe më entuziazëm, shkruan Indeksonline.

Por, jo çdo gjë shkoj siç ishte planifikuar, reksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, ishte një fans i çmendur pas këngëtares shqipatre që nuk mund t’i kontrollonte ndjenjat.

Ishte një djalë i cili ndodhej në audiencë që nuk mund  të përmbahej dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar këngëtaren e njohur.

“Të dua shumë”, dëgjohet duke i thënë ai  Bebes.

Këngëtarja shqiptare nuk hezitoj që duke e përqafuar ta marr me vete në skenën ku po performonte.

 “I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar përkrah videos në Instagram 30 vjeçarja./Indeksonline/