As sot nuk niset drejt SHBA-së, Embolo mbetet në Zvicër
Sulmuesi i Zvicrës dhe golashënuesi më i mirë në histori i kombëtares, Breel Embolo, vazhdon të mbetet jashtë kampit të ekipit në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me dokumentacionin e udhëtimit.
Sipas raportimeve të mediumit zviceran Blick, 29-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë drejt SHBA-së as të enjten, pasi ende nuk ka marrë lejen e nevojshme për hyrje në vend, shkruan Indeksonline
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) kishte bërë të ditur se autoritetet amerikane do ta trajtonin rastin e Embolos me prioritet, por edhe dy ditë pas nisjes së kombëtares drejt kampit përgatitor në San Diego, dokumentacioni i nevojshëm ende nuk është finalizuar.
Embolo ishte i vetmi anëtar i përfaqësueses zvicerane që nuk mundi të hipte në fluturimin e ekipit drejt Los Angelesit të martën. Në vend të kësaj, ai u paraqit të mërkurën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bernë për të përfunduar procedurat.
Ndryshe nga pjesa tjetër e delegacionit, i cili udhëtoi me autorizimin elektronik ESTA, Embolo pritet të hyjë në SHBA me vizë, sapo të përfundojnë procedurat administrative.
Mungesa e tij për momentin nuk lidhet me ndonjë problem fizik apo sportiv, por ekskluzivisht me çështje dokumentacioni dhe autorizimi për udhëtim./Indeksonline/

