75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AR

As te “Përputhen +40” nuk përmbahen, sherr me grushta mes konkurrentëve

Ndonëse më të rritur sesa të rinjtë e “Përputhen”, ku vazhdimisht ndodhnin sherre, as tek “Përputhen +40” nuk janë përmbajtur.

Ditën e sotme është transmetuar një video nga prapaskenat ku Armando dhe Olti janë përfshirë në një konflikt fizik duke goditur njëri-tjetrin gjatë kohës publicitetit.

Armandoi hodhi mikrofonin Oltit ndërsa ai iu kundërpërgjigj me goditje. Situata agravoi dhe konkurrentët u ngritën në këmbë për t’i ndarë.

Sipas Armandos arsyeja e sherrit mes tyre ishte Lindita duke u shprehur se ajo dhe Olti kanë pasur marrëdhënie jashtë studios.