23:10 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

As VAR nuk i mjafton Liverpool-it, WBA e eliminon nga FA Cup

Liverpool është surprizuar nga WBA, e cila ka eliminuar “The Reds” nga FA Cup.

WBA, skuadër kjo e cila është në krizë rezultatesh në kampionat, bënë goditjen e madhe në “Anfield Road” duke mos u ndalur as nga VAR teksa fituan 3-2 përballë skuadrës së Jurgen Klopp.

Ndeshja u zgjidh pothuajse që në pjesën e parë me Rodriguez që ishte protagonisti i madh pavarësisht se sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me Firminon, por futbollisti i ëest Bromuich realizoi dy herë.

Dawson shënoi dhe në të 19-tën por goli i tij u anullua nga VAR, ndërsa në aksionin pasardhës të Liverpoolit vendasit fituan një 11-metërsh me VAR por Firmino e gaboi.

Para pushimit Matip gabimisht dërgoi dhe topin në rrjetën e tij duke i dhënë një epërsi prej dy golash miqve. Finalizimi i Salah në të 78-tën vetëm sa i dha shpresë ekipit të Klopp pasi në raundin tjetër kaloi ëBA falë suksesit 3-2. /IndeksOnline/