15:07 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / V R

“Asaj” thotë Irkenc Hyka në projektin e ri!

Pas suksesit të “A kishe zemër”, Irkenc Hyka nuk ka vonuar shumë dhe ka sjellur një tjetër projekt të ri muzikor.

Këngëtari i njohur nga Shqipëria ka publikuar baladën më të re me videoklip “Asaj”, shkruan Indeksonline.

Për tekstin u përkujdes vet artisti në bashkëpunim me Mumën, kurse videoja e këngës u punua nga Imagine Films.

Padyshim kënga do të pritet mirë nga adhuruesit e artistit, i cili njihet për baladat të suksesshme.

Më poshtë kënga bashkë me videoklip./Indeksonline/