18:15 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Asambleisti i Lipjanit për ditën e nënës viziton familjaren e 5 të vrarëve në Masakrën e Sllovisë

Asambleisti nga komuna e Lipjanit, Rinor Murati, ka bërë një vizitë të veçantë për 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai ka vizituar Zejnepe Gashin, e cila është dëshmitarja e gjallë e Masakrës së Sllovisë dhe familjare e pesë të vrarëve e të masakruar në atë Masakërm shkruan IndeksOnline.

Ai e ka falënderuar Nënën Zepe për kontributin e saj të pashoq, për veprën madhështore të saj e familjes së saj për lirinë e këtij vendi.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Nënave, tek Nëna Zepe (Zejnepe Gashi), dëshmitarja e gjallë e Masakrës së Sllovisë dhe familjare e pesë të vrarëve e të masakruar në atë Masakër.
Në këtë ditë, për ta falënderuar për kontributin e saj të pashoq, për veprën madhështore të saj e familjes së saj për lirinë e këtij vendi.
Urime kjo ditë të gjitha grave, nënave, motrave e vajzave!
Nderime për kontributin e gruas ndër shekuj për të arritur këto ditë!
R.M/IndeksOnline/