75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këshilltari më i votuar i AAK-së, në Vushtrri, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Berat Asllani, këshilltari më i votuar i AAK-së në Vushtrri, ka braktisur këtë parti për t’u bashkuar me Nismën Socialdemokrate.

Asllani ka qenë edhe drejtor i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.

Lajmin për aderimin e tij në Nisma e ka konfirmuar ministri në shkuarje i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ai ka treguar gjithashtu se Asllani është biri i bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.

Postimi i plotë i Shalës.

Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Social Demokrate Berat Asllanit, asambleistit më të votuar të AAK-së në Vushtrri.

Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.

Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Social Demokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë.

Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyren më të dinjitetshme.

Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për tu bërë bashkë për shtetin. E.SH

#BashkëpërSh8in

#MeFatmirLimajnKryeministër

#Nisma122