75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Asambleistja e komunës së Prishtinës kërkon shtyrjen e afatit të pagesave së kredive

Asambleistja e pavarur në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta ka bërë një postim në profilin e saj në facebook, për shkak të gjendjes së koronavirusit në të cilën është duke kaluar Kosova.

Ajo përmes këtij shkrimi ka thënë që qeveria duhet të vendos për shtyerjen e afateve të pagesave të kredive dhe të afateve të raportimeve financiare tatimore, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu ajo ka thënë që një vendim i tillë do të ishte shembull i mirë dhe po ashtu lehtësim për sektorin privatë për shkak të ngarkesës që do ta kenë gjatë kësaj faze të pandemisë.

Postimi i Plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës krahas masave parandaluese kundër COVID-19, në përkrahje të sektorit privat dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi duhet të ndihmojë këto subjekte gjatë kësaj krize.
Pêr të parandaluar përshkallëzimet dhe dëmin potencial që mund të shkaktohet tek subjektet juridike e qytetarët qeveria duhet të vendos për shtyerje të afateve të pagesave të kredive dhe të afateve të raportimeve financiare tatimore.
Ky veprim i qeverisë do të ishte shembull i mirë dhe mjet për lehtësimin e ngarkesës financiare të sektorit privat dhe individëve të cilët do ta kenë gjatë kësaj faze të pandemisë.