75 Mall Live Search
14:14 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Asambleistja e Listës Serbe në Graçanicë: Unë e organizova varrimin, jo Shpend Ahmeti

Anëtarja e Listës Serbë në komunën e Graqanicës Snezana Jovanovic, ka folur për IndeksOnline, lidhur me varrimin e plakës serbe, ajo në total i demanton deklaratat që ka dhënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Unë jam anëtare e Listës Serbe në Komunën e Graçanicës dhe kam organizuar varrimin e Radmila Zariq së bashku me priftin e Prishtinës Stanis Arsic”, ka thënë Jovanovic për IndeksOnline.

Ajo ka bërë të ditur se Radmila Zaric (1940-2020) jetonte në Glogovac dhe është me origjinë nga Mali i Zi dhe ditët e saj të fundit i kaloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Sipas Jovanovic  plaka vdiq në Shtëpinë e të Moshuarve dhe se ajo organizoi varrimin me priftin Stanis Arsic dhe jo Spend Ahmeti.

“Pas varrimit të Radmila Zariq, Shpend Ahmeti njoftoi në profilin e tij në Facebook se Komuna e Prishtinës organizoi varrimin pa praninë e një prifti, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Është e turpshme dhe e pasjellshme që Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po gënjen dhe po mbledh pikë politike për vdekjen e një gruaje Serbe. Ashtë për të ardhur keq që publiku po gënjen ashtu, dhe unë iu përgjigja në Facebook se po gënjyen dhe dërgova pamjet e varrimit”, ka thënë Jovanovic.