75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Asambleja e Gjilanit “drejt mbylljes”, pikat e rendit të ditës përcillen që nga marsi!

U bë një kohë prej se Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit nuk po mundet të i mbajë seancat e parapara.

Rreth kësaj çështje, për IndeksOnline, ka folur asamblisti gjilanas nga Lëvizja “Vatra”, Kushtrim Kadriu.

Ai tha se janë bërë rreth 6 muaj prej se kur Asambleja Komunale e Gjilanit nuk po funksionon dhe se kanë dështuar mbi 6 seanca, krejt kjo për shkak të përçarjeve që kanë ndodhur brenda opozitës.

Më tutje, ai theksoi se Kuvendi Komunal është bllokuar dhe se pikat që janë në rendin e ditës po mbarten nga seanca, ku ka pika qe nga muaji mars.

“Janë bërë gati 6 muaj që kur Kuvendi i Gjilanit nuk funksionon si pasojë e përçarjeve që ka brenda bllokut të opozitës. Tani më Kuvendi Komunal është blloku, janë një numër i madh i pikave të rendit të ditës, ku po barten nga një seancë në tjetrën, kështu që nëse mbahet një seancë do të zgjasë rreth 2\3 ditë pa ndërprerë pasi që ka pika nga rendi i ditës prej muajit mars që vetëm barten’’, tha Kadriu.

Kadriu, ka bërë të ditur se e gjitha kjo po ndodh për shkak se asambleistët po kushtëzohen nga anëtarët e partisë për favore,  dhe se nuk kanë ndonjë  zgjidhje për dalje nga situata pasi që kryetarët e partive opozitare janë ftuar nga pushteti për diskutim.

‘’Gjithashtu kemi informacione se Qeverisja komunale e përberë prej 18 asambleistëve që është shumicë e thjeshtë gjithnjë kushtëzohet thuajse nga secili anëtar për ndonjë projekt apo për favore personale apo partiake.

Pushteti na ka ftu neve kryetrarëve të partive opozitare, por nuk kanë ndonjë plan të qartë se si të dalin nga kjo situatë dhe ne nuk mund ti orientojmë ata’’, tha ai për IndeksOnline.

IndeksOnline ka provuar të kontaktoj me kryesuesin e Kuvendit të Gjilanit, Arianit Sadiku, por nuk kemi marr përgjigje. /IndeksOnline/