10:04 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / S Z

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë sot për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit.

Drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.

Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato pasqyrojnë opinionin global, raporton BBC.

Që nga fillimi i luftës, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij.