75 Mall Live Search
12:43 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / A. M.

Asamblesitja e Vetëvendosjes në Dragash i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së?

Ka filluar mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Dragashit, ku njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarit për komunitete, raporton televizioni Opoja.

Ajo çfar bie në sy nga kjo mbledhje është se asambleistja e Vetëvendosjes, Pajtesa Berisha, është ulur së bashku me asambleistët e LDK-së, dhe duke votuar disa nga pikat e rendit të ditës.

Ende nuk dihet se a është larguar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe se a do të jetë pjesë e LDK-së gjatë këtoj mandati.