“Asamblistët e Prishtinës votuan njëzëri Aneks Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara”, deklarohet drejtoresha Sahiti

Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se asamblistët e Prishtinës njëzëri votuan Aneks Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021-23!
“Para asamblistëve dhe para përfaqësuesve të HANDIKOS Prishtina tregova për qasjen tonë e të komunës tonë në raport me këto kategori.

*Qasja♿
*Punësimi👩💼👨💼
*Mirëqenia✅
janë top prioritet tona, dhe për secilën nga to shumë shpejtë do të prezantojmë rezultate 💙
#PerparimRama
#PR4PR”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/