75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Vetëvendosjes: U kërcënova nga Shpend Ahmeti

Në një mbledhje të jashtëzakonshme është mbledhur Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ku po diskutohet për buxhetin.

Këshilltari i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, thotë të jetë kërcënuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Azemi nëpërmjet një postimi thotë se është kërcënuar nga kryetari Ahmeti e që po ashtu thotë se ai u ftua të dilte jashtë.

Pas kësaj Azemi thotë të ketë dalë nga salla ku po diskutohej për buxhetin, por që Ahmeti nuk kishte qenë aty.

“Në Prishtinë sot po mbahet seanca për buxhetin. U kërcënova nga Shpend Ahmeti i cili më ftoi të dilja jashtë. Falënderoj të gjithë këlltarët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dilja. Por kur dola, ai s’ishte aty. I strukur si gjithmonë por tash i irruar, sepse po i arrestohen inspektorët për korrupsion dhe po i përfundon mandati”, shkruan Azemi.