Asamblisti i VV-së në Podujevë i del në mbrojtje drejtorit të inspeksionit të cilit iu kërkua lirimi nga detyra

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Podujevës, Ragip Fetahu i ka dalë në mbrojtje Drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi të cilit i është kërkuar sot dorëheqja nga kjo pozitë.
Asamblisti që ka fituar dy mandate ka thënë se drejtori Mulliqi i ka lexuar mirë parimet që janë të shkruara në programin e Lëvizjes dhe nuk guxon askush të shkel mbi këto parime e mbi atë gjak të derdhur.
“Drejtori Besnik Mulliqi i ka lexu mirë parimet që janë të shkruara në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ky program është ideuar gjatë turturimit të Albinit në burgjet serbe dhe duke pikuar gjaku i tij. Nuk guxon askush të shkel mbi këto parime e mbi atë gjak të derdhur”, ka shkruar në profilin e tij asamblisti Fetahu.
IndeksOnline ka raportuar më herët se Zyra e Kryetarit i ka kërkuar zyrtarisht lirim nga detyra Besnik Mulliqit. Deri te ky vendim ka ardhur pas disa pakënaqësive kohë më parë mes Bulliqit dhe Mulliqit.
Ndryshe sot me urdhër të Mulliqit ka nisur një aksion për rrënimin e objekteve pa leje afër liqenit të Batllaves./IndeksOnline/