Asamblisti vendos flamurin serb para vetës teksa pritet betimi i kryetarit të Mitrovicës Veriore
Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00.
Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
E tashmë simbolet dhe flamuri i Kosovës janë vendosur në sallën e Kuvendit komunal në Mitrovicën e Veriut ku pritet që të merr pushtetin kryetari i ri nga Lista Serbe Millan Radojeviq
Mirëpo një asamblist i Komunës së Mitrovicës Veriore para vetes ka vendosur flamurin serb.

