75 Mall Live Search
15:09 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Asamblistja e AAK-së: Efektet e punës së Qeverisë Haradinaj po ndjehen në jetën e qytetarëve

Asamblistja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka thënë se efektet e punës së kryeministrit Hardainaj po ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ajo tutje tha se për këta gjashtë muaj është shënuar rritje kur bëhet fjalë për qarkullimin e të hyrave tek aktivitet e bizneseve dhe rritjen e numrit të punësuarave që paguajnë kontributet pensionale. shkruan Indekonline.

Bejta tha së këto rritje janë bërë në kohën kur Kosova po zbaton masën 100 për qind të tarifës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinë gjë që po ndikon në rritjen e prodhimtarisë vendore.

Statusi i saj i plotë në facebook:

Efektet e punës së Qeverisjes Haradinaj po ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve.
Konfirmohet se në këto gjashtë muajt e fundit është shënuar rritje kur bëhet fjalë për qarkullimin e të hyrave tek aktiviteti i bizneseve dhe rritje e numrit të punësuarave.
Rritjet janë shënuar në kohën kur Kosova po zbaton masën 100 për qind të tarifës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e cila sipas disa përllogaritjeve, ka ndikuar në rritjen e prodhimtarisë vendore.
Në fund të muajit prill të vitit të kaluar, sipas Fondit Pensional numri i llogarive aktive ka qenë 282 mijë, ndërkaq në muajin e prill të këtij viti numri i llogarive aktive ka arritur në rreth 300 mijë, çka lë të nënkuptohet se ka një rritje prej 16 mijë kontribut-paguesve.
Nga të dhënat e ATK-së vërhet se prej muajit nëntor të vitit 2017 deri në muajin mars të vitit 2018, vlera e qarkullimit të industrisë prodhuese ka qenë mbi 351 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë, nga nëntori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2019 (periudha e taksës doganore) qarkullimi është rritur në 536 milionë euro ose 35% më shumë.
Me një fjalë Kosova ka rritur edhe prodhimin vendor edhe vendet e punës.