75 Mall Live Search
07:36 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / MSH

ASAP Rocky shpallet i pafajshëm

Reperi A$AP Rocky është shpallur i pafajshëm, pas akuzave se ka qëlluar me armë në drejtim të një ish-miku.

Një juri në Los Anxhelos e shpalli të pafajshëm artistin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, për dy akuza për sulme penale, që mund ta çonin atë për 24 vjet në burg.

Terell Ephron pretendoi se Rcoky e gjuajti atë me armë gjatë një debati në një rrugë të Hollivudit, më 6 nëntor 2021, sulm i cili rezultoi me lëndimin e gishtave të viktimës.

ASAP Rocky mohoi akuzat, me vrapimin e tij me lot në sy në krahët e partneres, Rihanna.

“Faleminderit Zotin që më shpëtoi jetën,” tha ai.