14:31 / E Hënë, 08 Janar 2024 / L K

Asensio mund të kthehet në La Liga

Lojtari spanjoll Marco Asensio mund të rikthehet në La Liga pas vetëm një gjysmë sezoni me PSG-në.

Kjo vjen pasi që Asensio, nuk po mund të gjejë hapësira për shkak të konkurrencës së madhe tek klubi francez.

Sipas gazetës spanjolle AS, Real Sociedad-i po e kërkon spanjollin në formë huazimi pas lëndimit të Kubos dhe largimit të Cho drejt Nice.

Ky huazim do jetë vetëm deri në fund të këtij sezoni, pasi që PSG është e fokusuar në zhvillimin e tij dhe dëshiron ta mbajë atë./IndeksOnline/