75 Mall Live Search
20:02 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asesi të ndalet, Vëllaznimi transferon edhe një mbrojtës

Vëllaznimi nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

Klubi gjakovar tani ka siguruar shërbimet e një qendër-mbrojtësi, që do të jetë një shtesë e mirë e për skuadrën e Ismet Munishit.

Bëhet fjalë për Agron Beqirin, i cili në stinorin vjeshtor, ishte pjesë e Onix, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 2 people, indoor

Kështu, Beqiri ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare e gjysmë me klubin e famshëm nga Gjakova.

Javë më parë, vetë presidenti, Agim Cana dhe trajneri, Munishi kanë bërë të ditur se do të ketë përforcime gjatë këtij afati.

Përndryshe, Vëllaznimi e përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e pestë me 29 pikë, 9 pikë pak se lideri, Vushtrria./IndeksOnline/