16:26 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Asfalti katastrofal në Suharekë, Bali Muharremaj sqaron se nuk është shtruar në mandatin e tij

Ditëve të fundit kanë qarkulluar fotografi që pasqyrojnë punën katastrofale që është kryer në asfaltimin e një rruge në fshatra të Suharekës.

I pari i komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kjo rrugë është shtruar në mandatin e kaluar, në kohën kur kryetar ishte Sali Asllanaj.

Muharremaj garanton gjithë qytetarët se do ta ketë mbështetjen për të kritikuar punën jocilësore.

“Rruga Nishor – Breshanc e cila është publikuar sot në rrjete sociale, është ndërtuar në vitin 2015, që rrjedhimisht nënkupton se unë nuk kam qenë atëkohë Kryetar Komune i Suharekës.

Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore.

Unë si gjithmonë jam në teren dhe energjia ime gjithmonë do të fokusohet për zhvillim” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/