Asfaltohet një rrugë me rëndësi në Prishtinë
Rruga ‘Fehmi Lladrovci’ në Bregun e Diellit ka filluar të asfaltohet sot.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lajmëruar se kjo rrugë sot ka filluar të asfaltohet, shkruan Indeksonline.
Ahmeti në postimi ne tij në Facebook ka shkruar se është pjesë e riparimeve të rrugëve të qytetit.
“Sot po asfaltohet rruga Fehmi Lladrovci në Breg të Diellit, pjesë e riparimeve të rrugëve gjithandej nëpër qytet.”, ka shkruar ai në postimin e tij./Indeksonline/


