75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

Asfaltohet rruga “Ahmet Krasniqi” në Arbëri

Sot është asfaltuar rruga “Ahmet Krasniqi” në lagjën Arbëria.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge, bashkë me atë “Muharrem Fejza” në lagjën Mati, i paraprijnë sezonit të punimeve.

May be an image of 4 people, people standing, tree and road

“Sot përfunduam asfaltimin e rrugës ‘Ahmet Krasniqi’ në lagjen Arbëria. Me këtë rrugë dhe me rrugën ‘Muharrem Fejza’ filluam sezonin e punimeve” ka shkruar Zogaj në Facebook.