75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në nisjen e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë, investim i MIT-së.

Asfaltimin e kësaj rruge, Kadriu e cilësoi si një arterie shumë të rëndësishme, e cila ua mundëson qarkullimin tri komunave: Obiliq, Vushtrri dhe Mitrovicë, ndëra lidh 17 fshatra.

Me gjatësi 12 kilometra, asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë ka kosto prej afro dy milionë eurosh dhe pritet të përfundojë brenda 150 ditëve pune të parapara sipas planit dinamik.

MIT-ja tashmë është në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetatarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne dhe gjatë muajve në vazhdim, pritet të nisë edhe asfaltimi i shumë projekteve të tjera.